Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 7 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, humbën jetën: një qytetar nga Durrësi 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 68-77 vjeç, një qytetar nga Elbasani 71 vjeç, një qytetar nga Kuçova 76 vjeç, një qyetetar nga Korça 79 vjeç.

Janë kryer 2,478 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 361 qytetarë, në këto bashki: 144 në Tiranë, 25 në Sarandë, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 14 në Fier, 13 në Elbasan, 9 në Shkodër, Lushnje, 7 në Durrës, Delvinë, Korçë, 6 në Kamëz, Gjirokastër, 5 në Rroskovec, Mallakastër, Këlcyrë, Tepelenë, 4 në Krujë, Patos, Himarë, Memaliaj, 3 në Lezhë, Mirditë, Kavajë, Skrapar, Prrenjas, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Tropojë, Kurbin, Vorë, Libohovë, Devoll, Peqin, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Selenivë, Konispol, Dropull, Pogradec, Poliçan, Cërrik, Gramsh, Librazhd.

Janë 6,806 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1,090 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,065 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (16 Shkurt 2022) Raste të reja ditore 361 Të shëruar në 24 orë 1,090 Të shtruar në spitale 92 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 2,478

Testime totale 1,719,796 Raste pozitive 269,301 Raste të shëruara 259,065 Raste Aktive 6,806 Humbje jete 3,430

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2,301 Fier 982 Gjirokastër 439 Vlorë 601 Elbasan 560 Berat 491 Shkodër 423 Lezhë 348 Durrës 243 Korçë 196 Kukës 179 Dibër 43