Një burrë islandez i është nënshtruar transplantimit të parë në botë të krahëve dhe të shpatullave, dy dekada pas aksidentit që i kushtoi të dy gjymtyrët.

Sipas The Guardian, mjekët thanë se ishte ende e pasigurt sa lëvizshmëri do të kenë krahët e Felix Gretarsson, pas operacionit të kryer në qytetin francez të Lionit.

Por nëse ai do të mund të rifitojë mundësinë për të përthyer bërrylin, kjo do t’i ndryshonte jetën

Mirëpo, “duke i dhënë pak dikujt që po i mungonte aq shumë, kjo tashmë është shumë”– tha Aram Gazarian, kirurgu kryesor në operacion.

Më 12 janar 1998, Gretarsson, një elektricist, po punonte në një shtyllë tensioni të lartë kur një valë 11 mijë voltëshe i dogji duart dhe e rrëzoi atë në tokë.

Ai pësoi fraktura të shumëfishta dhe lëndime të brendshme dhe qëndroi për tre muaj në koma, kohë gjatë të cilës kirurgët i prenë të dy krahët. Ai iu nënshtrua edhe disa operacioneve të tjera, përfshirë një transplant të mëlçisë.