Britania e Madhe është goditur nga një stuhi e fortë këtë javë.
Stuhia Eunis ka shkaktuar dëme të mëdha në ishull, ndërsa prej saj është prekur edhe stadiumi i Totenhemit.
Klubi londinez ka shpenzuar rreth 1 bilionë paund për rikonstruktimin e këtij impianti të përfunduar në vitin 2019, punimet e të cilit zgjatën përreth tre vite.
Por era e fuqishme nuk ka pyetur për miliardat e shpenzuara, teksa në rrjet janë shfaqur pamje të çatisë së Totenhemit duke u lëkundur.
Por pavarësisht kësaj, nuk raportohet për dëme materiale në shtëpinë e skuadrës së Kontes.





