Ambasadorja Amerikane Yuri Kim pak ditë para zgjedhjeve të 6 marsit, ka disa pyetje për kandidatët për kryetar bashkie, por sidomos ata të mbështetur nga Sali Berisha.
Ajo i pyet se çfarë janë ata duke u ofruar votuesve, kur “sponsori kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm”.
Në një postim në Twitter Kim shkruan: “Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”.
(1/2) "Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? https://t.co/iOq3uUkQi7
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 21, 2022





