Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka takuar këtë të hënë disa gra të punësuar në fasoneri.
Sako shprehet se “gruaja është shtyllë e rëndësishme e familjes dhe shoqërisë, ndaj mbështetja për gratë është dhe mbetet prioritet i politikave tona sociale.”
Në postimin e saj në rrjetin social “Facebook”, Kryebashkiakja thotë se ka bashkëbiseduar me disa nga punonjëset në fasoneritë për të shprehur mbështetjen e bashkisë Durrës për të gjitha gratë.
Gjirthashtu, Sako thotë se administratorët janë shprehur se është implemetuar rritja e pagës minimale në këto biznese.
Postimi i plotë:
Programe të posaçme sociale në mbështetje të grave të punësuara në fasoneri.
Gruaja është shtyllë e rëndësishme e familjes dhe shoqërisë, ndaj mbështetja për gratë është dhe mbetet prioritet i politikave tona sociale.
Bashkëbisedova me disa prej tyre në fasoneri të ndryshme për t’i shprehur mbështetjen e Bashkisë së Durrësit, nëpërmjet krijimit të hapësirave argëtuese për fëmijët, krijimin e kushteve optimale në çerdhet, kopshtet dhe shkollat e qytetit tonë.
Ndërkohë, administratorët e këtyre ndërmarrjeve fasone më garantuan se politikat financiare të qeverisë për rritjen e pagës minimale janë tashmë të implementuara në këto biznese që janë burim i rëndësishëm punësimi në Durrës dhe në vendin tonë.