Partia Demokratike ka paditur në Gjykatën Kushtetuese Kuvendin e Shqipërisë për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishin paracaktuar nga qeveria, gjë që është në kundërshtim të plotë me ligjin.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi: Mazhoranca paracakton anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në “short” u hodh vetëm një kandidat!
PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm antikushtetues. Drejtësia e pavarur është element kyç për shtetin ligjor.





