Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka shprehur shqetësimin e tij për mos-interesimin e qeverisë shqiptare në lidhje me sektorin e bujqësisë.

Ai bën me dije se prej disa muajsh PAA ka depozituar në Kuvend, dy projektligje për të cilat ende nuk ka asnjë përgjigje konkrente kur do të shqyrtohen.

Duka në postimin e tij parashtron dhe disa pyetje, ku sipas tij pse çdo vit duhet të ndryshojë skema e subvecioneve në bujqësi dhe blegtori?

Postimi i plotë:

Përshëndetje të gjithve!

Situatë alarmante paraqitet në çdo pëllëmbë të Shqipërisë, ku puna e fermerit, mundi dhe djersa vazhdon të përçmohet nga Qeveria.

Prej disa muajsh PAA ka depozituar në Kuvend, dy projektligje të  cilat vijnë si rezultat i nevojave imediate tê grupeve të interesit, që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për zërin e specialistëve. Ende nuk kemi një përgjigje konkrete se kur do të shqyrtohen këto dy projekligje.

Të gjithë një zëri pyesin !!!!

Nuk e kuptojmë se pse është parë e nevojëshme nga qeveria, që çdo vit të ndryshojë skemat e subvencioneve në bujqësi dhe blegtori?!

Pse u pa e arsyeshme nga qeveria të ofronte  3.2 miliardë lekë  për sektorin e bujqësisë, duke ditur që këto janë taksat që do t’u merren fermerëve nga paketat e reja fiskale, duke e ditur fare mirë që përqindja e buxhetit nuk ka ndryshuar?!!

U hoq 6% i TVSH-së që u bë 0% në shitje nga fermeri dhe u shtua 10% taksë për imputet bujqësore ku në këtë rast nuk kemi dalje nga buxheti drejtpërdrejtë por janë përfitime.

Ndaj me të drejtë fermërët po përshkallëzojnë protestat sepse puna  e tyrë, ka një vlerë të madhe në ekonomine shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë, duhet të shoh me prioritet çdo kërkesë të tyre, përpara se dhe ato pak fermerë të mbetur në tokën memë të marrin rrugë pa kthim.