Gjatë 10 ditëve të fundit të muajit Shkurt janë kryer 29,539 vaksinime anti-Covid. Pavarësisht punës së mjekëve të familjes, interesi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka pësuar një ulje gjatë këtij muaj. Nëse Janar kishte një mesatare me rreth 5 mijë vaksinime në ditë tashmë kryhen 2 mijë vaksinime më pak. Madje sipas Ministrisë së Shëndetësisë të dielën e javës se shkuar, më 20 Shkurt janë kryer më pak se 900 mijë vaksinime.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në rang republike janë vaksinuar me dozën e parë 58% e popullsisë mbi 16 vjeç. Një pjesë e qyteteve të mëdha si Tirana, Gjirokastra, Vlora, Fieri dhe Durrësi kanë vaksinuar më shumë se 50% të popullsisë, disa qytete të tjera kanë nivel më të ulët.
Nga fillimi i procesit të vaksinimit anti-Covid deri më tani rreth 1 mln e 189 mijë persona i kanë marrë të dyja dozat, ndërsa gati 230 mijë persona kanë marrë dhe dozën e tretë.