Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët është ndjekur me interes dhe nga shefja e PR në PD, Desada Metaj, telefoni i të cilës duket se është përgjuar.

Kreu i Bashkisë së Tiranës publikoi disa foto të cilat sipas tij shfaqin anëtarët e Komisionit Hetimor ndërsa marrin pyetje nga jashtë që sipas tij bëhen për ta penguar atë.

Tabaku teksa u shpreh se kjo situatë është e turpshme pasi janë marrë kamerat e kuvendit që xhirojnë celularët e deputetëve  ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të kryetares së Kuvendit dhe Gardës .

Me poshtë bisedat e zbardhura:

Biseda Andi Tela-Desada Metaj

Andi Tela: Thuaji t’i bëjë pyetjet me argument, nuk i intereson të bëjë zhurmë

Desada Meta: E acaron ky legeni

Andi Tela: Dhe t’i kërkoi vetëm përgjigje për pyetjet, mos e lërë atë të bëjë retorikë

Vetëm m’u përgjigj pyetjes mos devijo me retorikë. Nuk dua retorikë… përgjigju pyetjes, unë pyes t’i duhet të përgjigjes kur merr makinerinë e kamerave e regjisë me vete

Desada Meta: Sapo më mori Taulant Balla dhe më kërkoi që të mos rri pasi nuk lejohet

Andi Tela: Po, po thuaji

Desada Metaj: Po. po. Atë i thashë

Andi Tela: Ti ke shkuar për të parë se si transmetojnë mediat sepse është problemi madh cilësia e transmetimit aty

Biseda Andi Bushati-Desada Metaj

DesadaMetaj: Se s’ka faj është lodh

Andi Bushati: S’po e kuptoj këtë firmën e tij, ka firmos këshilli bashkiak për buxhetin por jo për… ???

Desada Metaj: Sepse nuk përgjigjet. Ja ta thotë tani

Andi Bushati: Dhe thuaj mos i kthejë asnjë përgjigje personale…. Se ai po mundohet ta nxehë dhe ta ngatërrojë.