Kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme vendore, Luan Hoti ka takuar këtë të martë disa biznese në Durrës.

Hoti ka shpërndarë disa foto në rrjetin social “Facebook”, ku krahas tyre shkruan ndër të tjera se qytetarë e Durrësit kanë “nevojë për një derë të hapur, një njeri që t’i dëgjojë dhe që të jetë zbatues i vendimeve të tyre.”

Postimi i plotë:

Me garën më lidhin durrsakët. Ata kanë nevojë për një derë të hapur, një njeri që t’i dëgjojë dhe që të jetë zbatues i vendimeve të tyre.

Ne do ta ndryshojmë mendësinë e drejtimit të Bashkisë së Durrësit këto 21 vjet.

Në shërbim të qytetarëve. Bashkë për Durrësin!

Voto Partia Demokratike

Voto Luan Hoti

Voto Nr.3