Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës parashikohet që vendi ynë të ketë kalime vranësirash të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore dhe do të sjellë reshje të pakta dëbore në veri të Shqipërisë.
Ndërsa pas mesdite parashikohet të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit në të gjithë territorin, duke bërë që vendi të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior–verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.