Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në orar të përpiktë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku do të dëshmojë për çështjen e inceneratorëve në komisonin hetimor parlamentar.
Më herët, përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se sot në orën 12:00 do të jetë i pranishëm në Komisionin Hetimor.
“Mezi po pres”, shkruante Rama.





