Sipas MeteoAlb, zhvillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik mbi Detin Adriatik do të sjellin ndikim në territorin tonë, duke bërë që të kemi dominim të kthjellimeve dhe kalime të shpeshta të vranësirave të pakta.

Pritet që kthjellimet të jenë më të theksuara në zonat bregdetare përgjatë orëve të paradites. Ndërsa vranësirat do të jenë më të dukshme në orët e pasdites dhe më të fokusuara do të jenë në shtrirjen lindore.   

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.