Me nisjen e bombardimeve të para në Ukrainë, banorët e Kievit kanë nisur të braktisin qytetin. Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës, dhe vetëm pak minuta më vonë u lëshuan raketat e para në Ukrainë.
Dëshmitë në rrjetet sociale flasin për një ndjenjë paniku në rritje, me disa që thonë se ata po dërgohen me nxitim në strehimoret e bombave dhe në bodrume. Pamjet televizive kanë treguar njerëz duke u lutur në rrugë, të grumbulluar në grupe.
Të tjerë qytetarë kanë vendosur të largohen nga Kievi me makina, duke shkaktuar kaos dhe duke bllokuar autostrada.
Policia ukrainase ka deklaruar se 7 perona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve ruse. Zyrtarët thonë se viktimat u shënuan pas sulmit në Podilsk, jashtë Odessa-s. Ndërkohë 19 persona rezultojnë të zhdukur.





