Banorët e “5 Majit” kanë zhvilluar edhe këtë të enjte një protestë përpara Kuvendit.

Qytetarët pritet që pasi të mbarojnë fjalimet të marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ata kërkojnë edhe lirimin e personave që u shoqëruan disa ditë më parë, pas përplasjeve që banorët patën me policinë për shkak të prishjes së banesave.

Banorët i kanë bërë thirrje kryeparlamentares, Lindita Nikolla, që të bisedojnë me ta. Kujtojmë që 2 javë më parë, kreu i qeverisë Edi Rama, u takua vetë me një përfaqësi të banorëve.