Kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 6 marsit në bashkinë Durrës, Luan Hoti ka takuar sot disa tregtarë në lagjen nr.18.

Hoti thotë se “dyshja Sako-Dako kanë një vit që i sorollasin tregtarët e ndershëm të Durrësit.”

Në postimin e tij në rrjetet sociale, tekas shkruan se tregtarët kanë ndenjur në shi dhe vapë duke pritur, ai thotë se me 6 mars gjërat do të ndryshojnë.

Postimi i plotë:

Dyshja Sako-Dako kanë një vit që i sorollasin tregtarët e ndershëm të Durrësit.

Me premtimin “tani shpejt do bëjmë tregun e ri” ka shkuar plot 1 vit.

Isha në lagjen 18 dhe fola vetë me tregtarët që kanë ndenjur në shi e në vapë duke pritur.

Më 6 mars do bëhemi bashkë për t’u thënë “Jo” mashtrimeve elektorale e për t’i thënë “Po” vendimarrjes së qytetarëve.

Në shërbim të qytetarëve. Bashkë për Durrësin!

Voto Luan Hoti

Voto Partia Demokratike

Voto Nr.3