Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Durrës, për zgjedhjet e pjesshme vendore, Ardian Muka ka zhvilluar këtë të enjte një takim me banorët në lagjen nr.18.
Në postimin e tij në “Facebook”, tekas ka ftuar qytetarët e Durrësit ta votojnë, Muka shkruan se nën drejtimin e tij bashkia e Durrësit do të krijojë mundësi për të gjithë dhe se do të punojë vetë për interesin e Durrësit.
Postimi i plotë:
Një bashki që punon për njerëzit, që krijon mundësi për të gjithë. Një kryebashkiak vetëm për interesin e Durrësit. Votojmë ndryshimin më 6 Mars.