Takimi elektoral i rradhës e ka ndalur kryetaren në detyrë të bashkisë së Durrësit, Emiriana Sakon në lagjen nr.11 të qytetit.
Atje, kandidatja në garë për Partinë Socialiste, e shoqëruar nga deputetja Klodiana Spahiu, ka takuar qytetarë dhe biznese, me të cilët ka biseduar për ecurinë e deritanishme, shqetësimet e tyre, si dhe i ka njohur me vizionin e Bashkisë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.
“Fokusin e kemi tek ekonomia, fuqizimi i bizneseve, sepse rritja e tyre ekonomike sjell zhvillim dhe rritje potenciale”, shkruan ndër të tjera kryebashkiakja në “Facebook”.
Postimi i plotë:
🤝Fokusin e kemi tek ekonomia📊, fuqizimi i bizneseve, sepse rritja e tyre ekonomike📈 sjell zhvillim dhe rritje potenciale🌊.
✅Prandaj u ndala në takime me banorë dhe biznese të lagjes 11, ku bisedova për ecurinë e deritanishme, shqetësimet e tyre, si dhe i njoha me vizionin e Bashkisë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.
✅Si pushtet vendor do të vijojmë mbështetjen ndaj tyre dhe do të angazhohemi për ofrimin e shërbimeve më të mira.
Projektet tona transformuese🌇 të orientuara drejt zhvillimit të mëtejshëm turistik🛳, si promotor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik📊, meriton vëmendjen e të gjithëve për të punuar më shumë në rritjen dhe performancën e këtij sektori.