Më 28 shtator, Sherif Tiraspol u shfaq papritur në hartën gjeografike të futbollit.
Skuadra me qendër në Tiraspol, kryeqyteti i Transnistrisë, shtet i panjohur nga OKB dhe pjesë përbërëse e Moldavisë, fitonte ndaj Real Madrid në “Champions League”.
Vetëm disa muaj më vonë, trajneri Yuriy Vernydub, është rikthyer për t’i bërë njerëzit të flasin sërish.
Tekniku 56-vjeçar, me origjinë nga Zytomyr (150 km nga Kievi), la Moldavinë për të përqafuar pushkën dhe për të mbrojtur Ukrainën e tij, ku banon një pjesë e familjes së tij.
Një zgjedhje e guximshme, e cila lidhet me iniciativat e sportistëve të tjerë ukrainas, të etur për të dalë në fushë për një kauzë më të lartë.





