Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Ngjarja është regjistruar në Klos.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit përmes një njoftimi.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur shtetasi B. K., 47 vjeç, (këmbësor).

Njoftimi i Policisë:

Klos/ informacion paraprak

Rreth orës 18.50, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, shtetasi P. Ll, 39 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin B. K., 47 vjeç, (këmbësor), ku për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.