Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:40 një aksident i ka kushtuar jetën një 56-vjeçari.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Shën e Premte në rrugën nacionale Divjakë-Çermë.
Mjeti tip “Benz” i drejtuar nga Edison Çela, 18 vjeç, ka goditur shtetasin Asim Gubere, 56 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Goditja ka qenë fatale dhe 56-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Policia po kryen veprimet proceduriale dhe po disiplinon trafikun.
Sipas të dhënave paraprake, shpejtësia e madhe e mjetit dhe humbja e kontrollit kanë shkaktuar aksidentin.
Lexo edhe:





