Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Edolo të Brescias në Itali ku një djalë i vogël 4-vjeçar me origjinë shqiptare, humbi jetën përpara syve të babait të tij.
Viktima me emrin Andrea Direxhai ka qenë duke drekuar me familjen e tij, kur papritur u mbyt nga ushqimi. Babai i vogëlushit 4-vjeçar lajmëroi me urgjencë ambulancën për t’i ardhur në ndihmë Andreas, por fatkeqësisht ishte e pamundur, pasi me gjithë përpjekjet e tyre, vogëlushi kishte ndërruar jetë.
Lajmi i hidhur pikëlloi të gjithë zonën e Edolos, ku familja shqiptare ishte mjaft e njohur dhe e respektuar nga komuniteti vendas.
Kryetari i Bashkisë së Edolo në Itali, Luca Masneri ka shprehur ngushëllimet për prindërit e Andreas, për humbjen e rëndë që po përjetojnë.





