“Google Europe” njoftoi mëngjesin e sotëm se do të bllokojë kanalet e YouTube që kanë lidhje me mediat shtetërore ruse Sputnik dhe RT.

“Për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, ne po bllokojmë kanalet e YouTube të lidhura me RT dhe Sputnik në të gjithë Evropën, duke hyrë në fuqi menjëherë. Do të duhet kohë që sistemet tona të rriten plotësisht. Ekipet tona vazhdojnë të monitorojnë situatën gjatë gjithë kohës për të ndërmarrë veprime të shpejta.”

Kjo lëvizje është e ngjashme me atë të “Meta”, kompania mëmë e Facebook e cila ndaloi aksesin e dy mediave në të gjithë Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë se faqet e RT dhe Sputnik nuk janë të dukshme në BE në Facebook dhe Instagram.