Policia e Kuçovës ka ndaluar një tentativë vjedhjeje.

Ata kanë vendosur në pranga 38-vjeçarin me iniciale: K. Gj., i cili tentoi të vidhte një bankomat në lagjen “Llukan Prifti” në Kuçovë.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas informacionit se një shtetas kishte tentuar të vidhte me thyerje në bankomatin e filialit të një banke në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, organizuan punën dhe si rezultat bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Krimet bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K.(E).Gj., 38 vjeç, banues në Kuçovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.