Ka mbushur plot 25 vite eventi që mbahet në Durrës për evidentimin e grave të suksesshme, në sektorë të ndryshëm profesionalë.

Producentja e eventit të përvitshëm Myzejen Konduri, në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit dhe nën kujdesin e Kryetares Emiriana Sako, sollën mbrëmjen e djeshme një realizim të suksesshëm pas 2 fatkeqësive që goditën qytetin e Durrësit, tërmeti dhe pandemia.

Ky organizim, vjen me qëllimin për të evidentuar dhe motivuar gratë më të suksesshme, që bëhen burim frymëzimi për fëmijët e tyre, familjen dhe komunitetin e grave.

Konduri thotë gjatë një prononcimi për “DurrësLajm”, se “suksesi i tyre lidhet dhe me humanizmin, që tregojnë ndaj njerëzve në nevojë. Këtë vit ishin të pranishëm edhe 20 nxënës, të cilëve iu rrëzua pallati nga tërmeti te lagjja nr.11, që me mirënjohje dhe respect vlerësuan dorën që iu shtri në ato ditë të errëta dhe më pas”.

Zonjat e nderuara që u shpallën gratë e suksesshme në këtë event me çmimin “Nderi i Punës”, vinin nga fusha të ndryshme, si: Arsim, Mjekësi, Arkitekturë, Sipërmarrje etj.

1.Valentina Leskaj – politikane

2.Kadrie Duci – biznesmene

3.Dr.Majlinda Kallço – administratore laboratori

4.Suela Hamiti – arkitekte

5.Stela Shtraza – psikologe

6.Vilma Bylykbashi – stomatologe

7.Emirjeta Ismaili – biznesmene

8.Anila Gashi – mësuese

9.Mimoza Shtama – mësuese

10.Majlinda Gega – biznesmene

Meritë për këtë organizim ka padyshim Myzejen Konduri, e cila me energjinë, pasionin dhe përkushtimin e saj, është bërë frymëzuese për komunitetin e grave & rinisë.

Në event u përkujtua për suksesin e arritur dhe kontributin e madh në komunitetin e gruas, Znj. Shpresa Prodani, që fatkeqësisht këtë vit nuk ishte e pranishme për shkak të ndarjes nga jeta një vit më parë në luftën me virusin e pabesë.

“Falënderojmë “DurrësLajm”, që pasqyron aktivitetet tona, që me punën, qëllimin e organizimit, ndihmon në ridimensionimin e jetës dhe shpresën për të ardhmen”, shprehet Konduri.