Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku për pasojë ka mbetur e dëmtuar një pasagjere.

Mësohet se aksidenti është shënuar rreth orës 11:40, në dalje të qytetit të Lezhës, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një betoniere.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja e mjetit tip “Wolkswagen”, e cila është dërguar menjëherë në spital. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit në fjalë.