Sekuestrohen mbi 44 kg marijuanë në Greqi, pranga shqiptarit dhe dy maqedonasve.

Mediet greke raportojnë se operacioni u krye nga DEA amerikane me seli në Athinë në bashkëpunim me policinë e Kilkis.

Ngjarja ndodhi në kufirin Maqedoni e Veriut-Greqi, ku janë sekuestruar duke u futur brenda territorit grek dy çanta që përmbanin 40 pako me 44 kg 122 gramë marijuanë.

U arrestuan dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, 41 dhe 45 vjeç. Operacioni vijoi në Selanik ku u arrestua shqiptari 40 vjeç, i cili priste lëndën narkotike.

Atij iu sekuestruan edhe 2400 euro që do i paguante për transportin e drogës deri në Selanik.