Policia vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, duke goditur një rast të mitdhënies dhe arrestuar tre persona shpallur në kërkim.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar një rast të mitdhënies dhe kanë proceduar penalisht shtetasin M. P., 32 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ky shtetas, është paraqitur pranë gabinave të daljes, dhe për të shmangur refuzimin e daljes për shkak të mungesës së dokumenteve përkatëse, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim, duke i ofruar një shumë parash.”, thuhet në njoftimin e policisë
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.





