Vangjush Dako vazhdon të drejtoj Partinë Socialiste në qytetin e Durrësit, ç’ka sipas Spartak Brahos i prish punë edhe kryetares në detyrë, Emiriana Sako.

Sipas Brahos, zgjedhjet e 6 marsit janë vetëm një garë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Për të, projekti i Portit të Durrësit është i pakuptimtë, ndërsa shprehet se dikush i ka fryrë në vesh kryeministrit për të marrë investitorë nga Dubai.

I pyetur edhe më gjerë për Partinë Socialiste, Braho pranon se kryeministri Edi Rama bëri gabim që tentoj ta kthente të majtën në “Rilindje”, term i cili sipas tij mori një konotacion të keq. Ndërsa për ish kryeministrin Berisha, Braho mendon sikurse është shprehur ndër vite se ai duhet të kalbet në burg, madje duhet të ishte larguar nga politika që në 1998-tën.

Si anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Braho rrëfen se reforma mund të kishte marrë një drejtim tjetër në disa elemente teknike.

Në fund, i pyetur për çështjen e inceneratorëve dhe padinë ndaj Emiriano Sakos nga opozita, Braho shprehet se nuk është nga ata që gëzohet për fatkeqësinë e tjetrit, por zonja Sako nuk duhet të ishte larguar në atë mënyrë nga Komisioni.