Këtë të premte edhe Partia Demokratike mbylli fushatën e saj elektorale në qytetin e Durrësit.

Nga sheshi përpara bashkisë, demokratët kërkuan edhe njëherë votën për kandidatin Luan Hoti.

Operatori Denis Simaku sjell për “DurrësLajm” pamjet nga takimi, ku të pranishëm ishin deputeti dhe sekretari organizativ i PD-së, Flamur Hoxha, nënkryetarja e PD, Grida Duma, anëtari i kryesisë së PD-së Ervin Salianji, nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku, deputeti Ferdinand Xhaferraj dhe nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj.

Në sheshin “Liria” ishte gjithashtu Sami Osmani, Rezart Kthupi, si dhe ish-deputeti Pëllumb Berisha./K.Gj/DurrësLajm