Arrestohet personi i dyshuar si ekzekutori i familjes shqiptare në Andravidha të Pyrgosit.
Sipas autoriteteve greke, ka qenë një patrullë që e identifikoi fillimisht dhe iu vu në ndjekje në zonën e Pirgosit.
Sakis Varvaresos u ndoq në distancë për rreth 120 km dhe në momentin që automjeti i tij iu afrua qytetit të Patras, dhjetëra forca policie që po e prisnin mundën ta ndalonin.
Policia helene arriti të bënte ndalimin e tij, pasi sipas autoriteteve greke, 60-vjeçari paraqiste rrezik të lartë pasi qarkullonte i armatosur.
Ai u dërgua në drejtorinë e policisë të Ahaias dhe pritet të merret në pyetje.
Vrasja e familjes shqiptare në Andravidha tri ditë më parë ka shokuar mbarë opinionin grek dhe atë shqiptar. Maria Dosku u vra së bashku me bashkëshortin Armando dhe dy fëmijët, 1 dhe 2 vjeç, nga ish bashkëshorti grek i Maries.





