Një ndërtesë dy katëshe është përfshirë nga zjarri në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Liria”.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa raportohen vetëm për dëme materiale.





