Policia Vendore Durrës, në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj.
Punonjësit e Policisë të planizuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore janë paraqitur pranë objekteve zgjedhore , në orën 18.00 ku dhe ka filluar marrja në ruajtje e tyre.
Në territorin e Bashkisë Durrës, janë marrë nën ruajtje nga punonjësit e policisë të gjitha Qendra Votimi, tek te cilat ka perfunduar pa probleme procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore.
Për ruajtjen e KZAZ dhe Qendrave të Votimit, Policia Vendore Durrës, ka angazhuar gjithsej 289 punonjës policie.
Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri ditën e nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, janë zbatuar me korrektësi detyrat e përcaktuara në planin e masave për sa i përket marrjes në ruajtje të objekteve zgjedhore.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, funksionon grupi i drejtim- koordinimit, i cili është ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit, me qëllimin realizmin e komunikimit në kohë reale me median e publikun. Deri në këto momente situata për sa i përket rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme.
Policia Vendore Durrës, është në gadishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të gjithë qarkun , me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt, në funksion të garantimit të një procesi të qetë zgjedhor.