Kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë në Durrës, Luan Hoti i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët, kanë votuar rreth orës 08:00 në Qendrën e Votimit në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku procesi ka nisur normalisht.

Hoti është i pari nga 3 kandidatët që hedh votën e tij në këtë proces zgjedhor, teksa kishte vetëm një mesazh për qytetarët e Durrësit, që të dalin e të votojnë të gjithë.

“Kam vetëm një mesazh: I ftoj qytetarët të votojnë, për fëmijët e tyre, për të ardhmen e tyre. Votoni që t’i kthejmë bashkinë qytetarëve”, tha Hoti.

262 019 mijë zgjedhës janë thirrur në total për të votuar, 4008 për herë të parë. Janë 3386 votues më shumë se më 25 prill. Po kështu janë 337 QV dhe 4 ZAZ.

Deri tani nuk ka problematika që lidhen me procesin zgjedhor, baza materiale nuk mungon dhe anëtarët janë në komisione.