Ardian Muka, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për kryetar të bashkisë në Durrës, i shoqëruar nga prindërit dhe bashkëshortja e tij, kanë votuar rreth orës 10:15 në QV 1478/1.

Pasi kanë votuar dhe hedhur votat në kutitë e votimit, Muka u ndal më pas para gazetarëve për të thënë dy fjalë për qytetarët durrsakë, duke i ftuar masivisht të dalin të votojnë, pasi kjo është dita e tyre.

“Është dita kur hesht politika dhe flasin qytetarët.

Ftoj të gjithë bashkëqyetarët e mi durrsakë, të dalin masivisht të votojnë, sepse është dita e tyre, është dita kur ata me votë do të vendosin kush do të jetë kryebashkaku, qytetari i parë i Durrësit”, tha Muka.