Kapet me fletë-leje të fotokopjuar një prej vëzhguesve të PD-së në një prej qendrave të votimit në Durrës dhe nxirret jashtë.

Komisionerët e kanë nxjerrë jashtë, ndërsa fletë-lejen me mangësi, e cila është e pafirmosur, pa shënuar subjektin të cilit i përket ky vëzhgues (pa shënuar QV, apo KZAZ), do ta dorëzojnë në KZAZ, e cila do të bëjë më pas procesin e administrimit.

Ky fakt është kontestuar nga pala e PD-së, sipas të cilëve një vëzhguesi të PD-së i mohohet e drejta të vëzhgojë në QV. Sipas tij, kjo është komplet e paligjshme.