Vijon procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Durrësit, teksa deri rreth orës 08:30 janë numëruar 191 kuti numërimi, nga 337 që është totali.

Kandidatja e PS-së Emiriana Sako kryeson me 21,634 vota, e ndjekur nga kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka me 11,036 vota, ndërsa Luan Hoti i PD-së ka arritur të mbledhë 5,042 vota.

Rezultati:

Emirjana Sako PS – 21,634 – 57%

Ardian Muka SHL – 10,379 – 28.9%

Luan Hoti PD – 5,0424 – 13%

Elona Guri nga radhët e LSI-së ndodhet në KZAZ nr.21 ku po ndjek nga afër procesin e numërimit.

Aktualisht në këtë KZAZ, e cila është më e madhja ndër 4 KZAZ-të në bashkinë e Durrësit, po numërohen votat e zonës së Rrashbullit.