Një shpërthim i fuqishëm ka shkatërruar pjesërisht një ndërtesë në qendër të Madridit rreth orës tre të pasdites. Lajmin e bëjnë me dije mediat spanjolle, të cialt raportojnë se të paktën tre persona kanë humbur jetën.

Shpërthimi i fuqishëm përfshiu tre katet e sipërme të godinës, në zonën e Calle de Toledo. Sipas burimeve policore të cituara nga Efe, zona është evakuuar dhe izoluar.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe ato të ndihmës së shpejtë. Sipas asaj që shkruan El Mundo shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Ndërkohë, në këtë zonë, ku ndodhet një shtëpi për të moshuar dhe një shkollë, forcat zjarrfikëse janë evakuuar banorët. Tymi dhe rrënojat kanë mbuluar zonën, sipas pamjeve të publikuara nga mediat spanjolle.