Teuta arriti një fitore të rëndësishme përballë Egnatias në transfertë, me rezultatin minimal, 0-1. Lojtari i ndeshjes, Klejdi Daci, dha opinionin e tij për këtë takim.
“Kjo fitore ishte tepër e rëndësishme dhe jam shumë i lumtur që shënova golin e fitores, por kryesore ishte që morëm tre pikët se ishte ndeshje me tension, nuk ishte për spektakël. Mendoj se morëm maksimumin në këtë ndeshje. Shpresoj që të luaj e që të marr sa më shumë minuta. Të luaj më shumë, të kontribuoj me gola duke ndihmuar ekipin dhe ky është qëllimi. Në fakt ndjehem më mirë këtu se jam në fushë, ambienti është shumë i mirë, i këndshëm, çunat janë të mirë. Deri tani është shumë mirë. Te Kukësi kam pasur hapësira, kam pasur mundësinë të luaj, por kanë qenë zgjedhjet e trajnerit dhe kështu e ka menduar ai. Këtu jemi kokë më kokë dhe unë do të bëj më të mirën sa herë të hyj në fushë”,- deklaroi Daci pas ndeshjes.





