Vendi ynë gjatë pjesës së parë të ditës do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu dhe dëbore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës, parashikohet të kemi përmirësim gradual të kushteve të motit, duke bërë që territori të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë dike luhatur vlerat ditore nga -7 gradë celsius deri në 12 gradë celsius.