Identifikohet personi që mbeti i plagosur nga atentati në Dobraç të Shkodrës.
Ai është Admir Bajri.
Mësohet se Admir Bajri ka qenë duke udhëtuar në një mjet të llojit “Mercedez Benz”, tip ML në momentin që është qëlluar me breshëri plumbash.
Bashkë me Admir Bajrin në momentin që u qëllua, ka qenë edhe nëna e tij, e cila ka parë të gjithë skenën e atentatit.
Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.





