Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme, është liruar pasi ka përfunduar dënimin.
Mësohet se vendimi për lirimin e saj u dha nga gjyqtari Erjon Çela.
Naqellari u dënua me 1 vit burg, pasi u arrestua për korrupsion me tenderin në uniformat e Policisë së Shtetit. Edlira Naqellari u deklarua fajtore, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, si dhe iu ndalua për 5 vitet e ardhshme ushtrimi i të drejtës për funksione publike.(Konvertohet në shërbim prove për 20 muaj)





