Para  pak minutash është bllokuar edhe kryqëzimi i parë i rrugës së Kënetës.

Kryqëzimi, që shërben si një “nyjë” lidhëse kyçe për zona të rëndësishme të qytetit bregdetar, është bllokuar nga protestuesit e shumtë në numër, të cilët kundërshtojnë rritjen “e frikshme” të çmimeve.

Momentalisht situata në këtë segment rrugor paraqitet jo fort e qetë, pasi siç duket dhe nga pamjet që sjell “DurrësLajm”, aty janë përqëndruar edhe blutë e Durrësit, të cilët po u kërkojnë qytetarëve të largohen, por janë ndeshur me rezistencën e këtyre të fundit.

Po ashtu, e bllokuar është edhe hyrja e rrugës së portit.