Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim online me komentuesit në “Facebook” për krizën ndërkombëtare të energjisë dhe impaktin e luftës mbi naftën.

Një nga pyetjet që iu bë kryeministrit ishte se pse nuk dilte përpara Kryeministrisë, së cilës iu përgjigj:

Nuk dal unë para Kryeministris, nuk dal në një vend ku nuk mund të flas, do të dal atje ku flas dhe jo atje ku nuk lejohem. Ju vazhdoni me rrëzimin e komunizmit. Ta dini që do të jem gjithmonë krah atyre që nuk kanë makina të fundit, IPHONE të fundit që kushton mbi 1 mijë euro për të ndezur dritat në pseudo-protesta.