Në protestën që qytetarët e Shkodrës zhvilluan sot, ka pasur një përplasje me forcat e policisë, sepse këta të fundit kanë tentuar të shpërndajnë grumbullimet që kishin bllokuar të gjithë qarkullimin e mjeteve në rrugët kryesore të vendit.

Menjëherë pas këtyre përplasjesve, kanë filluar edhe shoqërimet e para.

Policia ka shoqëruar në komisariat njërin prej organizatorëve të protestës, shtetasin Mirsad Basha.