Nëse po kërkoni një vend larg zhurmës urbane të qytetit, ku të rrethoheni nga qetësia dhe ajri i pastër, pranë bukurive të natyrës dhe një ambienti mahnitës, si dhe të shijoni ushqim të mirë, “Çifligu resort” është vendi ideal vetëm 10 minuta larg qendrës së Durrësit.
I hapur verën e vitit 2021, restoranti i ndodhur fare pranë Durrësit (pa shkuar tek Ura e Fllakës në autostradë), i rrethuar nga një kopsht me pemë të shumta ulliri, ju fton të provoni shijen e vërtet të gatimeve tradicionale, ndërthurur me ato moderne.
Në restorantin e projektuar me një arkitekturë që të bën të mos e harrosh lehtësisht, do të gjeni një menu të pasur mishi dhe shije të përpunuara me pasion, ku bazë kanë prodhimet vendase bio dhe kryesisht ato të bëra nga punishtet e Çifligut.
E për të gjithë ata që iu pëlqen të shijojnë një gotë verë të mirë, do të keni mundësi të provoni verën e prodhuar nga vreshtat e Çifligut. Ku më mirë se pranë oxhakut, një gotë verë me miq të mirë bën që të kaloni mbrëmje magjike duke mos e ndjerë aspak të ftohtin e acartë.
Ideal per çdo vakt, për të shijuar një kafe në mëngjes, për të konsumuar një drekë apo darkë mes qetesisë dhe bukurisë së kopshtit që e rrethon, do të kaloni momente relaksi dhe të paharrueshme.
Ky resort do të kthehet në vendin e preferuar të familjeve më fëmijë, ku në hapësirat e shumta të gjelbërta, vogëlushët do të kenë mundësi të prekin nga afër edhe kafshët e shumta që ndodhen këtu, si mjelma, fazan, kuaj, lepuj etj.
Por për të thyer disi monotinë e javës, për ata që dëshirojnë të çlirojnë energjitë negative të akumuluara gjatë orëve të gjatë në punë, Çifligu ka menduar të sjellë çdo fundjavë muzike live nga këngëtarët më në zë të muzikës popullore shqiptare, ku mund të dëfreheni duke kërcyer pa fund.
Me hapësira të bollshme dhe kapacitet të lartë brenda dhe jashtë saj, “Çifligu” është kthyer në destinacionin kryesor të prenotimit për evente familjare, apo me festa me miq e kolegë. Për verën e këtij sezoni, shumë çifte të reja për të festuar ditën më të rëndësishme të tyre, siç është martesa, kanë zgjedhur që ta përjetojnë pikërisht pranë këtyre ambienteve fantastike.
Kur je duke kërkuar për paqe, natyra është gjithmonë përgjigja e duhur, dhe ku me mirë se te “Çifligu resort” mund të kaloni edhe ditët më përvëluese të verës, pranë pishinës së këtij resorti, e përshtatshme për të rritur e fëmijë.
Zgjidhja e parë për shumëkënd është “Çifligu resort”, do të memorizoni kujtime të paharrueshme!