Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë ngritur sot në protestë për rritjen e çmimit të karburantit dhe të produkteve ushqimore.
Me thirrjet “UBT proteston”, “ngrihuni nga kafja”, “fikni makinat” ata janë nisur nga universiteti, drejt Tiranës.
Kujtojmë se sot edhe studentë nga Universiteti Fan Noli në Korçë u ngritën në protestë, ndërsa kërkuan uljen e çmimit të karburantit, por dhe të produkteve të tjera.
Ndërkohë, studentët e univeristetit “Aleksandër Moisiu”, pritet t`i bashkon protestës së sotme në Durrës, e cila do të nisë në orën 17:00.