Qeveria angleze kishte deklaruar se do të bllokonte të gjithë asetet e Roman Abramoviçit.

Kjo do të ndikojë direkt në klubin e Çelsit, që nuk do të jetë në gjendje të kryejë asnjë transaksion. Në lidhje me këtë temë ka folur dhe Jurgen Klop.

Në ndryshim ngatë tjerët, trajneri i Liverpulit flet pa doreza dhe nuk heziton të jap mendimin e tij, edhe pse jo në mënyrë diplomatike.

“Jo të gjithë punonjësit e Çelsit janë të përgjegjshëm për këtë situatë. Por një njeri është dhe ai është Putini. Nuk ja kam idenë për rolin e Abramoviçit në këtë situatë, por mund të thuhet që ka gisht në këtë gjë. Për atë që ka bërë mendoj që vendimi i Qeverisë është i drejtë. Por nuk është gjë e bukur për fansat e Çelsit dhe e kuptoj këtë.”