Porta hyrëse e kryeministrisë po fortifikohet me pjesë metalike.
Një fortifikim i tillë është bërë vetëm në rastet kur kryeministria ka pasur informacion për mbajtjen e protestave të dhunshme nga opozita.
Ndërkohë që protestat kundër rritjes së çmimeve të mbajtura nga qytetarët këto ditë, kanë treguar të jenë protesta paqësore, me mesazhe të fuqishme kundër rritjes së karburantit dhe ushqimeve të shportës.
Kujtojmë se protesta nesër pritet të jetë një marshim i qytetarëve nga Sheshi Skënderbej drejt ambienteve të jashtme të kryeministrisë, ku aktivistët e shoqërisë civile pritet të mbajnë aty fjalimet e tyre.