Të indinjuar, disa të moshuar janë mbledhur sot para sheshit “Skënderbej”për të mbështetur protestën kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët shprehen para kamerave se më mirë ishin në kohën e regjimit të Enver Hoxhës se sa tani.
“Më mirë kemi qenë në kohën e Enverit”, tha një prej tyre.
Ndërkohë, një tjetër qytetar tha se detyrohej të ikte në Mal të Zi për të punuar dhe se fëmijën e shkolluar e kishte pa punë.
“Kam ardhur nga Puka. Protestoj për rritjen e çmimeve. Jam një nga familjet e përmbytura nga HEC i Fierzës. E paguaj energjinë një më një. S’më ka dhënë kush kompensim. Kam votuar për këta socialistë, kur ka qenë në koalicion me Ilir Metën. Unë e kam çuar fëmijët me forcat e mia në shkollë, por i kam pa punë. Kur do i kërkoj ndihmë? Atje ku është lufta në Ukrainë, është 1 euro nafta. Këtu s’merret shteti me ty. Unë punoj në Mal të Zi se këtu s’ja dal”, tha protestuesi.